(VIDEO) Raporti i “Reporterëve pa Kufij, Maqedonia e Veriut renditet 6 vende më poshtë

(VIDEO) Raporti i “Reporterëve pa Kufij, Maqedonia e Veriut renditet 6 vende më poshtë

Maqedonia e Veriut ka rënë 6 pozicione në Indeksin e Lirisë së Mediave, të organizatës ndërkombëtare “Reporterët pa kufij”. Për dallim nga viti i kaluar kur rënditej i 36, këtë vit vendi rënditet i 42-ti. Në raport gjendja me lirinë e mediave në vend vlerësohet si “e kënaqshme”.

RAPORTI I ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE “REPORTERËT PA KUFIJ”

Edhe pse gazetarët nuk punojnë në një mjedis armiqësor, dezinformimi i përhapur dhe mungesa e profesionalizmit ndikojnë në rënien e besimit të shoqërisë në media, gjë që e ekspozon median e pavarur ndaj kërcënimeve dhe sulmeve. Gjithashtu, zyrtarët qeveritarë kanë tendencë të kenë qëndrime të këqija dhe poshtëruese ndaj gazetarëve”.

Krahasuar me raportin e vitit të kaluar, vendi tani ka një rënie në 3 nga 5 treguesit. Rënia më e madhe, prej 9.07 pikësh, është në treguesin politik, me një rënie prej 4.19 pikësh në treguesin Social dhe një rënie prej 3.66 pikësh në treguesin Ekonomik. Lidhur me kontekstin politik, thuhet se agjencitë qeveritare nuk janë shumë transparente dhe se gazetaria kritike është gjithnjë e më shumë subjekt i sulmeve.

 

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING