(VIDEO) 1 Maji, për dikë festë e për dikë protestë!

(VIDEO) 1 Maji, për dikë festë e për dikë protestë!

1 Maji, për dikë festë, e për dikë protestë. Qindra qytetarë sot kishin vendosur të protestojnë, duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira për puntorët. “Mjaft punuam për gjevrek dhe ujë”, kjo ishte njëra ndër porositë që shkruhej në pankartat e punëtorëve që mbanin në duar. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllodoban Trendafilov, tha se punëtorët kanë shumë arsye për të protestuar, por pak për të festuar.

Trendafilov: Ju lutem të gjithëve, që t’u ktheni shpinën, ashtu siç e kam kthyer une, ta ndenjë se si është kur puntori ta kthenë shpinën

SLLOBODAN TRENDAFILOV,KRYETAR I LSM-SË CLIP 0046

“Sot, punëtorët kanë shumë arsye për të protestuar, por pak për të festuar. Sot po protestojmë për paga, sot po shkojmë në Kuvend, në Odën Ekonomike dhe në Qeveri për të thënë se kërkojmë një pagë minimale prej 500 eurosh, se kërkojmë një rritje prej 100 eurosh të të gjitha pagave të tjera, se kërkojmë respektimin e marrëveshjeve kolektive për rritjen e pagave dhe se kërkojmë një pagë të denjë për çdo vend pune”.

CLIP 0056 Me këto fjalë e nisi fjalimin e tij kryetari i Sindikatës për Industri, Energjetikë dhe Miniera, Igor Gerasov.

IGOR GERASOV,KRYETAR I SINDIKATËS PËR INDUSTRI,ENERGJETIKË DHE MINIERA

“Vëllezër dhe motra sindikalistë, më në fund ran maskat në lëvizjet sindikaliste në Maqedoni, tani më dihet kush është kush. Puntorët, ne këtu, kjo është paranoja e lëvizjes sindikaliste e Maqedonisë dhe besoni, në periudhën e ardhshme, ashtu sikurse deri më tani, do të jemi mbrojtësi i puntori. Disa mbajnë press-konferenca me ministra, me funsionarë qeveritarë, nënshkuajnë ndonjë deklaratë që nuk egzistonë,  besoni, në periudhën e ardhshme do të jemi ende më të zëshëm, do ti kërkojmë të drejtat tona”.

Ndërkaq, nënkryetari i sindikatës në sektorin privat, Ivan Peshevski, tha se 500 euro për puntorët janë shumë, ndërsa për qeveritarët 5000 euro tani më Greqi ju duken pak.

IVAN PESHEVSKI, NËNKRYETAR I SINDIKATËS NË SEKTORIN PRIVAT  CLIP 0056

“Kjo protestë për ata që 30 vite naj kanë thithur gjakin me pamuk dhe për ata që 500 euro për neve janë shumë, ndërsa tash në Greqi për vikend 5000 euro janë pakë. Kjo nuk është për brohoritje, kjo është për ç’do ditë të jemi këtu në rrugë, përderisa nuk na i rrisin pagat”.

Prostesuan edhe sindikata e kulturës.

VERA ATANASOVSKA, KRYETARE E SINDIKATËS SË KULTURËS    PROTESTUESE CLIP 0030

“Ne jemi nga sindikata e kulturës dhe sot jemi këtu para se gjithash se sot është 1 Maj, ndërsa  1 Maji është protestestë tradicioanale e sindikatave, kurse e dyta, të punësuarit në kulturë kanë marrë  pagën për muajin mars, e cila nuk është në pajtueshmëri me marveshjen kolektive”.

Protesta filloi nga objekti i sindikatës, pastaj u drejtuan drejt Kuvendit, dhe më pas marshimi protestues vazhdoi drejt Odës Ekonomike dhe mbaroi  përpara Qeverisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING