Propozim-ligji për angazhim me punë të personave në Komisionin për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë

Propozim-ligji për angazhim me punë të personave në Komisionin për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë

Komisioni kuvendor për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë sot do të mbajë seancë, në rendin e ditës të së cilës është Propozim ligji për angazhim me punë të personave, në lexim të dytë, i paraqitur nga një grup deputetësh. Për propozim-ligjin janë paraqitur gjithsej 24 amandamente.

Siç qëndron në shpjegimin e publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, Miratimi i Ligjit për angazhimin e personave me punë do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme ekonomike, çrrënjosjen e ekonomisë joformale dhe kontroll më të mirë të zbatimit të legjislacionit të punës. Me këtë rregull rregullohet mënyra e krijimit  të angazhimeve të punës me ose pa ndërprerje që do të luajnë një rol të rëndësishëm në
përfshirjen e kategorive të caktuara të personave në kuadrin e ekonomisë formale.

Më 16 prill, në seancën e Komisionit kuvendor për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë u mbajt debat publik për këtë propozim-ligj. Disa nga panelistët në këtë seancë nga institucionet kompetente theksuan sugjerimet dhe propozimet e tyre që synojnë përmirësimin e zgjidhjes ligjore.

Aleksandar Nikollovski, kryetari i Asamblesë studentore univeristare pranë USHCM, theksoi se ata angazhohen për një ligj që do t’u mundësojë studentëve të punonin gjatë gjithë vitit akademik pa humbur të drejtat që u takojnë si studentë.

Sipas Romeo Kostadinov nga Lidhja e Odave Ekonomike, kjo zgjidhje ligjore duhet të përmirësohet dhe të shqyrtohen edhe një herë dispozitat e ligjit.

Propozim-ligji për angazhim me punë të personave është në rendin e ditës edhe të Komisionit juriidko-ligjvënës.

MARKETING