(VIDEO) Ligji i Gjuhëve, presidentja Siljanovska me porosi për gjykatësit e kushtetueses!

(VIDEO) Ligji i Gjuhëve, presidentja Siljanovska me porosi për gjykatësit e kushtetueses!

Ligji për përdorimin e gjuhëve, respektivisht, përdorimin e gjuhës shqipe vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta në vend. Nëse do të lejohet përdorimi zyrtar i shqipes ose ligji do të shpallet anti-kushtetues do të vendosë Gjykata Kushtetuese.

Pikërisht këtë institucion e vizitoi sot presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Dafkova po edhe pjesa më e madhe e ambasadorëv të akredituar e që veprojnë në vendin tonë.

Pikërisht për temën e “shqipes”, TV Shenja e pyeti presidenten Silanovska. Sipas saj, gjykatësit e kushtetueses duhet të veprojnë drejtë, me guxim duke mos rënë pre e ndikimeve politike.

GORDANA SILJANOVSKA DAFKOVA – PRESIDENTE

Nuk dua të ndikoj tek Gjykata Kushtetuese por do e jap një porosi gjenerale. Të mbështeten në Kushtetutë, ta mbrojnë Kushtetutën, të jenë të guximshëm, të mbështeten në amikuskurjen dhe mendimin e Komisionit të Venedikut dhe në atë mënyrë nuk do të gabojnë. Të abstrahohen nga politikanët në momentin kur do të vendosin”

E kreu i Kushtetueses vendosi që të mos i kushtoj rëndësi kësaj teme duke treguar edhe prioritetet që i ka.

DARKO KOSTADINOVSKI, KRYETAR I GJYKATËS KUSHTETUESE

Për cështje që nuk kanë të bëjnë me temën do të përgjigjem të mërkurën, sepse për mua kjo cështje që po flasim sot është shumë e rëndësishme. E kam thënë edhe në konferencën time të parë pas emrimit dhe kam treguar se cilat janë prioritetet e mia. E kur fillojnë të realizohen prioritetet që kam, jam shumë i lumtur. Një nga prioritetet ishte se do të bisedoj me të gjithë faktorët për nevojën e sjelljes së një ligji për Gjykatësit Kushtetues.

Në Gjykatën Kushtetuese sot është organizuar debat për nevojën e sjelljes së ligjit për Gjykatën Kushtetuese, debat në të cilin mori pjesë veç tjerash edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela P. Ageeler po edhe ambasadorë të tjerë të akredituar në RMV.

MARKETING