(VIDEO) VLEN dhe BDI shkëmbejnë akuza për gjendjen e shqiptarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim ka adresur një sërë kritikash për qeverinë. Sipas tyre, margjinalizimi i shqiptarëve rrezikon stabilitetin, funksionalitetin dhe rrugën europiane të shtetit. Integristët kanë përmendur edhe disa çështje tjera. Ata thonë se përmes vendimeve të njëanshme dhe politikave të përjashtimit, shqiptarëve u është mohuar një rol i rëndësishëm në proceset shtetformuese dhe në drejtimin e përbashkët të vendit. Për tu tejkaluar nga kjo situatë, nga partia e këmbgulin në kërkesën e tyre, që siç thonë, vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Zvogëlimi i rolit konstruktiv të shqiptarëve — si partnerë kyç në ndërtimin e një shteti multietnik, demokratik dhe properëndimor — jo vetëm që rrezikon kohezionin e brendshëm, por edhe minon kredibilitetin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Për më tepër, fakti se sot në qeveri nuk ka një përfaqësim legjitim të shqiptarëve, por një grup partish me mbështetje minimale, rreth 1%, qe qytetarët me të drejtë i quajnë koalicioni FLEN, nuk mund ta amnistojnë elitën politike maqedonase nga përgjegjësia për krijimin e ndarjeve të thella dhe dëmtimin e parikuperueshëm të unitetit të shtetit”.
E, nga koalicioni VLEN deklarojnë se me këtë kërkesë, BDI dëshiron që VMRO-DPMNE të fitojë me mbi 60 deputetë. Nëse nuk mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, sipas VLEN-it, BDI nuk dëshiron të dalë vetëm në zgjedhjet lokale, madje në versionin e tyre i kanë sqaruar këtë pohime.
VLEN
“Pse? Sepse për 22 vite kanë marrë pjesë në zgjedhje nga pozitat e pushtetit, duke keqpërdorur MPB-në, shantazhuar të punësuarit në administratë, blerë vota me paratë e qytetarëve, mbushur kutitë e votimit dhe falsifikuar vullnetin e votuesve.Tani janë të frikësuar. Koalicioni VLEN do t’i mundë në zgjedhje lokale të lira, të ndershme dhe demokratike”.
Pa reformë programore dhe kadrovike, nga VLEN vlerosjnë se BDI, nuk ka çfarë të kërkojë nga votuesit, duke shtuar se siç thon, shqiptarët nuk janë aq naivë sa të besojnë gënjeshtrat e BDI-së.
Samir Mustafa /SHENJA/