Ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali

Ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali

Një pjesë e madhe e Spanjës dhe e Portugalisë po përballen me ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të BBC, ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike kanë ndodhur në Spanjë dhe Portugali.

Burimet lokale njoftuan se ka një mbingarkesë në kryeqytetin spanjoll, Madrid, për shkak të mosfunksionimit të semaforëve.

Operatori i rrjetit elektrik të Spanjës, “Red Electrica” konfirmoi në platformën e mediave sociale X, se kishte ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin, duke shtuar se po vazhdojnë punimet lidhur me çështjen dhe se nuk dihet shkaku i ndërprerjes.

Kompania hekurudhore spanjolle “Renfe” njoftoi se shërbimet e trenave u pezulluan rreth orës 12:30 sipas kohës lokale për shkak të një “ndërprerjeje në Rrjetin Kombëtar të Energjisë Elektrike” në vend.

Qytetarët në pjesë të Francës që kufizohen me Andorrën dhe Spanjën raportuan se ishin prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike. Sipas informacioneve të fundit, ndërprerje të mëtejshme janë raportuar deri në Belgjikë.

MARKETING