Vrasja në Çair, prokurorët shikojnë kamerat dhe përgatisin kapjen e personave të përfshirë

Vrasja në Çair, prokurorët shikojnë kamerat dhe përgatisin kapjen e personave të përfshirë

MARKETING

Një prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kreu  inspektim në vendngjarje pas shkëmbimit të zjarrit të djeshëm me armë pranë Bit Pazarit ku mbeti i vrarë një person .

MARKETING

Sample Image

Prokuroria njoftoi se gjurmët janë mbledhur në vendngjarje dhe do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore. Do të kryehet edhe autopsia e trupit të të ndjerit.

Me urdhër të prokurorit publik, po sigurohen pamjet e kamerave të mbikëqyrjes nga objektet përreth. Po jepen të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të sqaruar plotësisht ngjarjen. /SHENJA/

MARKETING