Gjermania deportoi 1.396 persona në Maqedoninë e Veriut

Të dhënat zyrtare nga Qeveria Federale Gjermane, tregojnë se Gjermania deportoi 1.396 persona në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024, duke e bërë vendin destinacionin e dytë më të zakonshëm për dëbimet. Sipas kombësisë, 1.399 qytetarë të Maqedonisë janë dëbuar nga Gjermania në vitin 2024, duke i renditur ata si kombësia e katërt më e zakonshme në mesin e të dëbuarve.
Analiza e të dhënave demografike tregon se Maqedonia e Veiut ishte një destinacion kryesor për gratë dhe të miturit e dëbuar. Gjithsej 624 gra u deportuan në vend, numri më i lartë për çdo vend destinacioni. Në të njëjtën kohë, sipas të dhënave, 627 gra të deportuara kishin nënshtetësi maqedonase, përsëri numri më i lartë në krahasim me nacionalitetet e tjera. Situata është e ngjashme me të miturit – 658 janë deportuar në Maqedoni, dhe 662 të mitur të deportuar janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Ndërkaq, përveç deportimeve, një numër i konsiderueshëm, pothuajse mbi 2.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë larguar vullnetarisht nga Gjermania. Kombësia e Maqedonisë ishte e treta më e zakonshme e regjistruar për këto largime të financuara nga provincat. Ndërkaq që policia federale gjermane regjistroi 2022 shtetas maqedonas të cilët vullnetarisht u larguan nga vendi me certifikatë për kalimin kufitar në vitin 2024, që është grupi i katërt më i madh sipas kombësisë për këtë lloj largimi.
Anida Murati /SHENJA/