Miratohen Ligji për lirim nga tatimi dhe ndryshimet për tokën ndërtimore

Miratohen Ligji për lirim nga tatimi dhe ndryshimet për tokën ndërtimore

Deputetët sot në vazhdimin e seancës së 41-të e kanë votuar Ligjin për lirimin tatimor me qëllim të realizimin e vendimit për përfundimin e aneksit të marrëveshjes koncesionare për ndryshimin e destinimit të një pjese të fondeve.

Në kuadër të seancë së 43-të Kuvendi miratoi ligjin për ndryshimin e Ligjit për tokë ndërtimore, me të cilin precizohet procedura për mbajtjen e Regjistrit të tokës ndërtimore të tjetërsuar dhe të dhënë me qira afatgjatë dhe afatshkurtër, të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes sistemit informativ ëëë.gradezno-zemjiste.mk.

Është tërhequr propozimi për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve pensionale me financim të plotë.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi i ka ndërprerë dy seancat edhe për vazhdimin e tyre paralajmëroi se do të ketë njoftim shtesë.

Në rend dite të seancës së 41-të kanë mbetur ratifikimet e Protokollit për ndryshimin dhe plotësimin e Konventës për veprat penale dhe disa akte tjera, të Protokolloit për plotësimin e Konventës për shkatërrimin e vjedhjes joligjore të aeroplanëve, të Konventës për parandalimin e akteve të paligjshme të ndërlidhura me Aviacionin civil ndërkombëtar, Protokolli opsional i Konventës për të drejtat e fëmijës mbi një procedurë ankesash dhe amendamenti të Konventës për vlerësimin e ndikimit mjedisor në një kontekst ndërkufitar të miratuar në Sofje më 27 shkurt të vitit 2001 dhe Amendamenti i dytë i Konventës për vlerësimin e ndikimit mjedisor në një Kontekst ndërkufitar të miratuar në Cavtat më 4 qershor të vitit 2004 dhe Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin vullnetar të pensioneve plotësisht të financuara, në lexim të parë.

Në seancën e 43-të në rend dite janë ndryshimet në ligjet për përdorimin e gjuhës së shenjave, për sigurimin social për të moshuarit, për organizatat invalidore, për të drejtat e invalidëve ushtarakë, anëtarëve të familjeve të tyre dhe anëtarëve të familjeve të ushtarëve të rënë, për shënimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave dhe varreve të ushtarëve të varrosur në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe jashtë vendit, si dhe pjesëtarëve të ushtrive të huaja nga luftërat e mëparshme në territorin e Republikës së Maqedonisë, për sigurinë materiale të pjesëmarrësve në Luftën nacionalçlirimtare, për të drejtat e personave të persekutuar dhe të burgosur për idetë e identitetit të popullit maqedonas dhe shtetësisë së tij dhe anëtarëve të familjeve të tyre, për të drejtat e bartësve të Memorialit Partizan 1941, të personave të dekoruar me Urdhrin e heroit të popullit dhe të luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Revolucionare spanjolle nga viti 1936 deri në vitin 1939, të gjitha në lexim të parë.

MARKETING