KMK: Fillojnë kontrollet më të shpeshta, tregtarët duhet të ndalojnë praktikat e padrejta

KMK: Fillojnë kontrollet më të shpeshta, tregtarët duhet të ndalojnë praktikat e padrejta

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës (KMK) sot u bëri thirrje të gjitha zinxhirëve të mëdha të shitjes me pakicë, supermarketeve, furnizuesve dhe distributorëve që të veprojnë në mënyrë rigoroze në përputhje me Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta të tregtisë (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr.  66/24“) me qëllim, siç thonë, të sigurohet treg i drejtë, transparent  dhe ligjor në interes të ekonomisë, prodhuesve dhe konsumatorëve.

Komisioni rikujton se ligji ndalon abuzimin në fuqinë e konsiderueshme të tregut, duke përfshirë ndryshimet e njëanshme të marrëveshjeve, vonesat e pajustifikuara të pagesave, kthimet e detyruara të produkteve, shepnzimet e imponuara dhe kushte të tjera që prishin pozicionin e barabartë të pjesëmarrësve në treg. Theksojnë se çdo tregtar që ushtron presion mbi një furnizues, i shantazhon apo dikton kushte përtej bazës ligjore dhe kontraktuale, i nënshtrohet procedimeve kundërvajtëse dhe rrezikon sanksione serioze.

“Ligji është i qartë – tregti e drejtë nuk është opsion, por detyrim. Ne nuk po luftojmë kundër biznesit, por kundër padrejtësisë. Aty ku konstatohet abuzim, Komisioni do të veprojë. Por, qëllimi nuk është represioni, por vendosja e kulturës së lojës së drejtë në treg”, thuhet në deklaratën me shkrim të kryetares së KMK-së, Malinka Siljanovska Nikoliq.

Ajo bën thirrje për përgjegjësi, vetërregullim dhe bashkëpunim konstruktiv, duke theksuar se ekonomia më e fortë është ajo në të cilën të gjithë luajnë sips rregullave të njëjta.

“Komisioni nuk është armik i biznesit, por rojtar i rregullave. Marrëdhëniet ndërmjet tregtarëve dhe furnizuesve duhet të bazohen në barazi, parashikueshmëri dhe marrëveshje, jo në presion, shantazh dhe kushtëzimi joforml. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një treg i qëndrueshëm në të cilin të gjithë kanë shanse të barabarta për të pasur sukses”, shtoi Siljanovska Nikoliq.

Komisioni i inkurajon të gjithë subjektet ekonomike që ndihen të ekspozuar ndaj kushteve apo presioneve të padrejta të bëjnë ankesë. Ata, siç theksojnë, do të trajtohen me seriozitet, profesionalizëm dhe mbrojtje të plotë të identitetit.

“Ligji është në anën e tyre, ndërsa Komisioni është këtu për të siguruar zbatimin e tij. Në periudhën në vijim, KMK do të vazhdojë me: monitorimin proaktiv të zinxhirëve tregtarë dhe një numër më të madh kontrollesh në terren, dialog të hapur me furnizuesit dhe odat për evidentimin e praktikave të padrejta, mbrojtjen ligjore dhe procedimet ndaj kompanive që shkelin sistematikisht ligjin dhe edukimin e subjekteve ekonomike përmes udhëzimeve, analizave dhe rekomandimeve publike. Kjo është një thirrje për zgjedhje: a do të jemi ne një treg ku domonojnë marrëveshjet me dyer të mbyllura apo një sistem në të cilin zbatohet parimi i një shans të drejtë për të gjithë. Komisioni zgjedh transparencën, ligjshmërinë dhe besimin. Presim nga të gjithë pjesëmarrësit në tregti”, qëndron në njoftimin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës (KMK).

MARKETING