Mucunski: Frankofonia nuk është vetëm bashkësia e gjuhëve, por edhe bashkësi e vlerave

Mucunski: Frankofonia nuk është vetëm bashkësia e gjuhëve, por edhe bashkësi e vlerave

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme ka qenë organizatore e panel-diskutimit me temë “Roli i Frankofonisë në  botë dhe rajon”, organizuar me rastin e Muajit të Frankofonisë. Ngjarja është hapur me fjalimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, informoi MPJTJ.

Në panel-diskutimin kanë marrë pjesë ambasadorët e disa vendeve frankofone të akredotiuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndër të cilat Franca, Zvicra, Rumania dhe Greqia, të cilët përmes fjalimeve të tyre e kanë theksuar rëndësinë e Frankofonisë si platformë për multilateralizëm dhe llojllojshmëri kulturore.

Tema e panelit ka qenë e fokusuar në rëndësinë e Frankofonisë si bashkësi vlerrash, dialog kulturor dhe solidaritet, me kthesë të veçantë në rolin e saj në kontekstin modern gjeopolitik dhe kontekst rajonal.

“Frankofonia nuk është vetëm bashkësi gjuhësh, por para se gjithash bashkësi vlerash – dialog, barazi, respekt dhe bashkëpunim. Në kohën e sfidave globale, këto vlera janë më të rëndësishme se kurdoqoftë dhe paraqesin udhërrëfim për stabiliet dhe zhvillim në rajonin tonë dhe më gjerë”, thksoi ministri Mucunski.

Në fjalimet e tyre, përfaqësuesit diplomatikë të vendeve frankofone theksuan se Frankofonia përfaqëson një themel të fortë për ndërtimin e urave midis kulturave, mbështetjen e paqes dhe demokracisë, si dhe promovimin e arsimit, perspektivave të të rinjve dhe barazisë gjinore. Ata gjithashtu nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal në frymën e vlerave frankofone.

nia nuk është vetëm bashkësia e gjuhëve, por edhe bashkësi e vlerave

MARKETING