Gjatë javës mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil

Deri në fund të kësaj jave do të mbaj mot pjesërisht me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe paraqitje të bubullimave, njofton DPHM-ja.
Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë të stuhisë me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshrit.