(VIDEO) Bota katolike në zi, vdiq në moshën 88 vjeçare Papa Françesku

(VIDEO) Bota katolike në zi, vdiq në moshën 88 vjeçare Papa Françesku

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje. Papa vuante nga një sëmundje dhe kishte një “krizë të zgjatur të frymëmarrjes të ngjashme me astmën”. Lajmin për vdekjen e tij, e dha kardinali Kevin Ferell nga Vatikani, i cili tha se, mes tjerash, tha se gjithë jetën e tij, papa i shërbu Zotit dhe Kishës.

Kevin Ferrel, Kardinal i Vatikanit

Në orën 7:35 të mëngjesin, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. Ai na mësoi t’i jetojmë vlerat evangjeliste me besim, guxim dhe dashuri universale, posaçërisht në interes të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve”.

Në fjalimin e tij të fundit, të bërë dje nga ballkoni i bazilikës Shën Pjetri përpara turmave të mbledhura me rastin e festës së Pashkëve, papa kujtoi popullin e Gazës, në veçanti popullsinë e saj të krishterë, duke thënë se, konflikti “shkakton vdekje dhe shkatërrim” dhe krijon një “situatë të mjerueshme humanitare”. Ai e quajti gjithashtu “shqetësues” rritjen e antisemitizmit global.

Papa Françesku, Kreu i Kishës Katolike Romake

Çfarë etje të madhe për vdekje, për vrasje që shohim në konfliktet e shumta që tërbohen në pjesë të ndryshme të botës. Unë shpreh solidaritetin tim për të gjithë popullin izraelit dhe popullin palestinez. Thirrni një armëpushim, lironi pengjet dhe vini në ndihmë një populli të uritur që aspiron një të ardhme paqeje”.

Papa Françesku lindi në Buenos Aires në 17 Dhjetor 1936, me emrin e origjinës Jorge Mario Bergoglio. Prej 13 Marsit 2013 ishte Papë i Kishës Katolike dhe peshkop i Romës, Sovran i Tetë i Shtetit të Vatikanit, dhe papa i 266 në histori.

Mbi një dekadë në rolin e tij si papa, Françesku mbeti një figurë admirimi dhe polemikash. Ai u përpoq të reformonte burokracinë e Vatikanit, të trajtonte korrupsionin dhe të adresonte disa nga sfidat më të ngutshme të Kishës.

Gjatë Papatit, Françesku ndërmori një sërë reformash, ndër to edhe Kodin Penal të Vatikanit, ku përafroi dënimet me ato të ligjeve ndërkombëtare. Gjithashtu reformoi sistemin ekonomik të Selisë së Shenjtë, ashpërsoi ligjet e korrupsionit dhe krimet kundër të miturve duke i dënuar ashpër, edhe skandalet që kishin përfshirë me herët Kishën Katolike.

Derisa ai njihej për përulësinë dhe përkushtimin ndaj drejtësisë sociale, udhëheqja e tij kishte tërhequr gjithashtu rezistencë të mprehtë nga konservatorët brenda Kishës dhe më gjerë.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING