Një zjarr i madh nga Serbia po i afrohet Maqedonisë së Veriut
Tymi i dendur nga një zjarr i madh që po shpërthen në territorin e Serbisë po i afrohet kufirit të Maqedonisë së Veriut. Zjarri po lëviz nga drejtimi i fshatit serb Tërnava drejt fshatit Strazha në Komunën e Likovës, mbi pikën kufitare Tabanoc.
Tymi i dendur tashmë ka mbuluar pothuajse të gjithë Komunën e Likovës, pjesë të Komunës së Haraçinës, dhe ndihet edhe në Kumanovë. Banorët po kërkojnë që zjarri të vihet nën kontroll para se të afrohet në territorin maqedonas, duke vlerësuar se është një zjarr me intensitet të madh.

