Kremlini: Ukraina nuk duhet të bëhet anëtare e NATO-s

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se Ukraina nuk duhet të bëhet pjesë e NATO-s për shkak se kjo përbën kërcënim për interesat kombëtare të Rusisë, raporton Anadolu.
Peskov në një konferencë për media në Moskë tha se Rusia shpalli armëpushim në Ukrainë nga ora 18:00 më 19 prill deri në orën 00:00 të datës 21 prill. Ai shtoi se ky vendim është marrë me iniciativën e presidentit rus Vladimir Putin.
Sipas tij, Ukraina nuk ka respektuar procesin e armëpushimit.
“Ukraina nuk duhet të bëhet anëtare e NATO-s dhe nuk duhet të ketë mundësi të integrohet në NATO. Kjo mund të përbëjë kërcënim për interesat kombëtare të Rusisë. Kjo është një nga arsyet kryesore të krizës”, tha ai.
Peskov përshëndeti deklaratat e Washingtonit se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është i pamundur, duke shtuar: “Kjo është në përputhje me qëndrimin tonë”.
Duke iu referuar deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se “shpreson që Rusia dhe Ukraina do të arrijnë marrëveshje këtë javë”, Peskov tha: “Nuk dua të komentoj për kornizën kohore. Pala ruse është e hapur për zgjidhje paqësore të krizës ukrainase dhe vazhdon të punojë me palën amerikane për këtë çështje. Sigurisht, ne shpresojmë që punimet do të japin fryte”.