(VIDEO) Fetai i përgjigjet Ahmetit: Unë nuk jam argat!

(VIDEO) Fetai i përgjigjet Ahmetit: Unë nuk jam argat!

Një ditë pas deklaratës së Liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se vetëm Arben Taravari e ka kuptuar pozitën vasale të shqiptarëve në Qeveri, ka reagur sot zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë dhe njiherit edhe kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai, i cili deklarat e tilla i quan hiprokizi, pasi tha se ai nuk është argat i askujt.

ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTËR PËR QEVERISJE TË MIRË

Ali Ahmeti, unë s’jam argat i askujt. Këtë epitet mbaje për vete, ti që u ke shërbyer me devotshmëri pushteteve antishqiptare dhe ke legjitimuar çdo krim ndaj shqiptarëve. Ku ishe ti kur ministrat e tu arrestonin nëna e bijë shqiptarë të akuzuar rrejshëm për terrorizëm islamist? A fole ndonjëherë kur vriteshin atdhetarë shqiptarë nga strukturat e shtetit? A e lëvize gishtin kur turma huliganësh rrihnin shqiptarë nëpër rrugët e qyteteve tona? Ku ishte dinjiteti yt atëherë?”.

Tutje, Fetai ka vazhduar edhe me një sërë kritikash tjera për Ahmetin, duke i’a përmendur disa zhvillime në qeverisjen kur ka qenë BDI, me çka Fetai përgjegjësin ia lë Ali Ahmetin.

ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTËR PËR QEVERISJE TË MIRË

Asnjëherë në historinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk ka patur më shumë poshtërim, më shumë tradhti, më shumë mjerim sesa gjatë sundimit tënd të errët. I vetmi ‘sukses’ i joti ka qenë pasurimi marramendës i rrethit tënd të hajdutëve, ndërsa populli është lënë të vuajë. Shqiptarët nuk harrojnë. Shqiptarët nuk falin. Dhe nuk janë aq budallenj sa i do ti. Të gjithë e dinë: halli yt s’është shqiptaria. Halli yt është llogaria – dhe ajo po të troket në derë”.

Kujtojmë se kreu i Integristëve, gjatë ditës së djeshme tha se pozitat e shqiptarëve me VLEN-in në ekzekutiv janë vetëm të një argati. Ai tha se me qeverisjen e tanishme janë devalvuar dhe poshtëruar shqiptaret e Maqedonisë, ndaj siç tha Ahmeti, në vazhdimësi u ka bërë thirrje që t’i braktisin institucionet e të mos bëhen pjesë e poshtërimit të shqiptarëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING