Ahmeti tregon për raportin me Zijadin Selën

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari ka patur një bisedë të shkurtë telefonike dhe asgjë më tepër.
I pyetur lidhur me deklaratat e kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, se ata kanë kanale komunikimi me ZIjadin Selën dhe për mundësinë që Sela të largohet nga Fronti Evropian, Ahmeti tha se këto zëra dhe slogane i dëgjon që nga parfumimi i zgjedhjeve parlamentare.
“Sot ikin tre deputetë nga BDI, nesër dy nga Fronti, unë me legjenda të tilla nuk merrem. Zotin Zijadin Sela jam në kontakt të përditshëm dhe është në rrjedha ashtu siç jam unë”, tha Ahmeti, raporton SHENJA.