(VIDEO) Sindikata: Të punësuarit në kulturë mbesin me xhepa të zbrazur

Sindikata e të punësuarve në Ministrinë e Kulturës ka reaguar duke thënë se punonjësit në këtë ministri për festat e Pashkëve kanë mbetur me xhepa të zbrazur. Sindikata kujton se çdo muaj mars nga viti 2021 e në vazhdim, kur rregullohet paga minimale dhe kur pagat në kulturë duhet të harmonizohen me pagën minimale sipas Marrëveshjes Kolektive, edhe këtë vit punëtorët e kulturës po përballen me probleme, ndërsa shtojnë se këtë herë edhe pa pagë.
SINDIKATA E TË PUNËSUARVE NË MINISTRINË E KULTURËS
“Ç’do muaj mars nga viti 2021 e në vazhdim, kur rregullohet paga minimale dhe kur pagat në kulturë duhet të harmonizohen me pagën minimale sipas Marrëveshjes Kolektive, edhe këtë vit punëtorët e kulturës po përballen me probleme. “Kësaj radhe – dhe PA PAGË! Për shtetin dhe institucionet, është e diskutueshme ose përafrimi me pagën minimale, sipas Kodit Kulturor, ose 10% sipas marrëveshjes së përgjithshme kolektive të dhënë 2 vjet më parë për të gjithë sektorin publik pa përjashtim”.
Ndërkaq, në të njejtën vijë qendrojnë edhe nga partia opozitare maqedonase LSDM. Nënkryetraja Kristina Kostova, thotë se me qeverisjen aktuale të DPMNE-së, punëtorët nuk kanë qetësi e rahati as në ditë festash.
KRISTINA KOSTOVA,NËNKRYETAR E LSDM-SË
“Ose ligjet nuk vlejnë për qeverinë e Mickoskit ose nuk i interesojnë fare punëtorët.Fytyra e vërtetë e qeverisë DPMNE është mosinteresimi total për qytetarët.Paga nuk është shpërblim, është një e drejtë bazë ligjore e garantuar e çdo punëtori.Kemi ardhur në atë pikë ku në Maqedoni nuk flitet më për zhvillim ekonomik, por nëse qeveria mund ta përmbushë obligimin ligjor – pagesën e pagës së fituar.Fytyra e vërtetë e qeverisë DPMNE është mosinteresimi total për qytetarët”.
Punonjësit e sektorit publik shtonë Kostova, meritojnë të dinë të vërtetën , se pse nuk u janë paguar pagat dhe ajo pyet se kush do të mbajë përgjegjësi për këtë. Nga opozitrja LSDM vlersojnë se standardi i jetesës është në fund , ndërsa çmimet dhe faturat janë vazhdimisht në rritje.
Samir Mustafa /SHENJA/