Pothuajse 10 mijë të pastrehë në Bruksel, 25 përqind më shumë që nga viti 2022

Pothuajse 10 mijë të pastrehë në Bruksel, 25 përqind më shumë që nga viti 2022

Sipas një raporti të botuar së fundmi, numri i njerëzve të pastrehë në rajonin e kryeqytetit belg Bruksel ka arritur në 9.777, duke shënuar një rritje të mprehtë prej 25 për qind që nga viti 2022, transmeton Anadolu.

Raporti i qendrës kërkimore Bruss’Help, nga gjithsej të pastrehët e numëruar, 992 aktualisht jetojnë në rrugë.

Këto shifra paraqesin një përfytyrim të zymtë, duke nxjerr në pah grupe të ndryshme dhe të cenueshme në mesin e popullatës së pastrehë, përfshirë të rinj të larguar nga familjet e tyre, gratë që ikin nga dhuna në familje dhe individë që luftojnë varësinë nga drogat.

Bruss’Help ia atribuoi shifrat në rritje faktorëve të shumtë, me thellimin e varfërisë në rajon si një nxitës të rëndësishëm, e shoqëruar me rritjen e qirave që janë bërë të pa përballueshme për shumë banorë.

Raporti gjithashtu theksoi ndryshimet e fundit në politikën federale të strehimoreve. Burrat beqarë nuk pranohen më në strehimoret e drejtuara nga agjencia federale belge për azilkërkuesit (Fedasil), gjë që kontribuon në rritjen e numrit të të pastrehëve në rrugë.

MARKETING