Kasami: Do të kërkojmë nga kryeministri rishqyrtimin e marrëveshjes për qeverisje, ka subjekte opozitare që dëshirojnë të jenë pjesë e shumicës

Kasami: Do të kërkojmë nga kryeministri rishqyrtimin e marrëveshjes për qeverisje, ka subjekte opozitare që dëshirojnë të jenë pjesë e shumicës

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA, deklaroi sot se VLEN do të shkojë drejtë bashkimit në një parti dhe se do të kërkojnë nga Kryeministri rishqyrtimin e marrëveshjes në Qeveri.
I pyetur se a do ta largojnë Arben Taravarin nga Qeveria, Kasami tha se kur janë futur në qeveri kanë pasur marrëveshje me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe se në rrethana të reja do të duhet të rishqyrtohet marrëveshja si koalicion.
“Kur jemi futur në qeveri kemi pasur marrëveshje me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe se në rrethana të reja do të kërkojmë nga Kryeministri se duhet të rishqyrtojmë marrëveshjen si koalicion”, tha Kasami.
Kasami tha se ka individë dhe subjekte politike që janë të gatshëm të bëhen pjesë e shumicës parlamentare. I pyetur nëse e ka fjalën për ASH-Sela, Kasami tha:
“Nuk besoj, as që ka elemente për zgjedhje të parakohshme, sepse shumica parlamentare është më stabile se kurdoherë që ka qenë, biles kemi informata që ka edhe subjekte politike dhe individë nga…për momentin që janë pjesë e opozitës, të cilët janë të gatshëm t’i bashkohen qeverisë. E dini edhe deklaratën e z.Taravarit që nuk është i gatshëm për t’u larguar nga qeveria dhe nuk besoj se do të ketë krizë qeveritare, përkundrazi ka individë dhe subjekte politike nga opozita të cilët janë të gatshëm të jenë pjesë e shumicës parlamentare”, ka deklaruar Kasami.

MARKETING