(VIDEO) Analiza e QBN-së: 90% e qytetarëve që u është kërkuar kanë dhënë mito

Korrupsioni është i përhapur dhe i pranueshëm për shumicën e qytetarëve dhe lufta për një situatë të tillë është edhe më e vështirë, deklaroi kryetari i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar Aleksandar Krzhallovski, lidhur me analizën e tyre për korupsionin. Ai tha se analiza ka treguar se korrupsioni vazhdon të jetë ende në nivel të lartë dhe se gjendja më shumë është përkeqësuar në 10 vitet e fundit.
ALEKSANDAR KRZHALLOVSKI, KRYETAR I QENDRËS PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR
“Viti i kaluar për të gjithë rajonin tregon një nivel ende të lartë të presionit të korrupsionit, pra shumë njerëzve u kërkohet ryshfet. Në rajon mesatarja është diku rreth 33 % dhe këtu më e ulëta është 31, që do të thotë se shumë njerëz japin edhe ryshfet, pothuajse 90 % e atyre që u është kërkuar kanë dhënë ryshfet”.
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë Arben Fetai tha se roli i sektorit joqeveritar në luftën kundër korrupsionit është shumë i rëndësishëm.
ARBEN FETAI, ZËVENDËSKRYEMINISTRI PËR QEVERISJE TË MIRË
“Kjo vjen në një kohë shumë të përshtatshme edhe për neve si qeveri ku hiq më pak se para 2 jave kemi rithemeluar këshillin për bashkëpunim ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile, ku natyrisht një prej fokuseve të këtij trupi punues do të jetë përgaditja e strategjisë së re për shoqërinë civile dhe përgjigjet që duhet ti sjellin si qeveri ndaj sfidave që sapo i diskutova, prat ë kemi një shoqëri civile rezistente, të qëndrueshme dhe e cila mund të llogaris në financim stabil”.
Zëvendësambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Ben Nupnau, tha se korrupsioni është problem serioz në Maqedoni të Veriut, gjë që është theksuar edhe në raportet e kaluara të Komisionit Europian për progresin e vendit.
BEN NUPNAU, ZËVENDËS AMBASADOR EUROPIAN
“Korrupsioni është një çështje që duhet të trajtohet fillimisht nga liderët politikë, por nuk duhet të jenë të vetmit që luftojnë korrupsionin. Është gjithashtu e nevojshme të përfshihet sektori i shoqërisë civile dhe vetë qytetarët, të cilët duhet të jenë mbrojtës aktivë dhe të kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie”.
Ngjarja është pjesë e projektit Shoqëria Civile për Qeverisje të Mirë dhe Anti-Korrupsion në Europën Juglindore: Ndërtimi i Kapaciteteve për përfaqësim të Bazuar në Dëshmi, Ndikim në Politika dhe Angazhim Qytetar.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/