Mickoski: “One Stop Shop” – një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të qarkullimit dhe bashkëpunimit ekonomik

Mickoski: “One Stop Shop” – një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të qarkullimit dhe bashkëpunimit ekonomik

Është përuruar sot pikë-kalimi i përbashkët kufitar “One Stop Shop” në Hani i Elezit – Bllacë, një projekt i përbashkët mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që synon të përshpejtojë dhe lehtësojë lëvizjen ndërkufitare të qytetarëve dhe mallrave.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se projekti “One Stop Shop” është pjesë e përpjekjeve për integrim më të thelluar rajonal dhe harmonizim me standardet evropiane,

“Kjo është një zgjidhje e drejtë për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe për përfitime të ndërsjella ekonomike. Tani kemi një pikë të vetme kontrolli, që tregon se kufiri nuk duhet të jetë mur ndarës, por urë që lidh popujt tanë. Kjo pikë do të mundësojë kalimin e miliona njerëzve çdo vit, duke e shndërruar një pengesë të dikurshme në një lehtësi të mirëfilltë,” u shpreh Mickoski.

MARKETING