(VIDEO) Kërkohet paraburgim prej 30 ditësh për drejtorin e Spitalit të Geriatrisë, kërkoi 100 mijë euro nga pacienti

Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar paraburgim për dy të dyshuarit në rastit me mitmarrje në Spitalin e Geriatrisë, të cilët po hetohen për kryerjen e veprave penale – Marrje ryshfeti dhe ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale. Sipas detajeve që ka dhënë prokuroria për këtë rast, i dyshuari i parë është drejtori i spitalit, Muhsin Arifi, i cili ka kërkuar 100.000 euro ryshfet për shtrimin e një pacienti në shpital. Dyshoht se Arifi, në periudhën nga 19 mars 2025 deri më 08 prill 2025, në disa raste ka kërkuar drejtpërdrejt përfitim material të konsiderueshëm që të pranojë në spital një paicent. Ryshfetin e ka kërkuar nga kujdestarja me kontratë për përkujdesje të përjetshme për një person, i cili vuante nga disa gjendje shëndetësore dhe për të cilin, sipas rekomandimeve mjekësore, ishte e nevojshme të shtrihej në Spitalin e Geriatrisë. Kur ajo u drejtua në spital për shkak se gjendja e pacientit ishte përkeqësuar, ajo u informua se pacienti ishte vendosur në listën e pritjes për pranim.
Tabelë: Prokuroria Themelore Publike
“Pas disa ditësh, ajo mori një telefonatë nga i dyshuari i dytë, i cili caktoi takim me drejtorin e Institutit më 19.03.2025 në orët e mbrëmjes, në një lokal në Shkup. Gjatë takimit, i dyshuari i parë ka thënë personalisht se pacienti qëndron mirë financiarisht dhe kishte informacione për pronën e patundshme që posedonte dhe premtoi ndihmë për shtrimin e tij në spital nëse shpërblehet me 100.000 euro. Gruaja – dëshmitare kishte reaguar se kjo është shifër shumë e marë, për çka drejtori propozoi që shuma e kërkuar të sigurohet përmes shitjes së pronës së patundshme – banesës që ka poseduar pacienti, gjë që nuk ishte opsion pasi banesa ishte përfshirë në kontratën për përkujdesje të përjetshme”.
Më tej, siç thuhet në njoftimin e prokurorisë, palët janë takuar edhe dy herë, pas çka janë dakorduar që fillimisht dëshmitarja të japë 20 mijë euro, deri në sigurimin e shumës së kërkuar.
Tabelë: Prokuroria Themelore Publike
“Më 03.04.2025 është realizuar një takim mes dëshmitares dhe ndihmësit, si person në të cilin drejtori kishte besim të plotë, ndërsa më 04.04.2025 dëshmitarja është takuar sërish me të dy të dyshuarit. Është rënë dakord që dëshmitarja të japë 20.000 euro si garanci për shtrimin e pacientit në spital, dhe nëse i dyshuari i parë, përmes “verifikimeve”, konstaton se pacienti ka edhe ndonjë pronë tjetër të patundshme, ajo të shitet për të siguruar shumën e kërkuar prej 100.000 eurosh. Sipas këtij marrëveshjeje, më 08.04.2025 dëshmitarja është takuar me të dyshuarin e dytë, i cili hyri në automjetin e saj dhe në emër të drejtorit pranoi drejtpërdrejt shumën prej 20.000 eurosh, pas çka u kap në vendngjarje nga zyrtarët e policisë”.
Ministria e Punëve të Brendshme në një aksion të koordinuar me Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit arrestoi dy të dyshuarit nën dyshimin për vepra penale ‘Marrje e mitos’ dhe ‘Marrje e shpërblimit’ për ndikim të paligjshëm.
Teuta Buçi /SHENJA/