BOTA NË FOKUS | Gaza dhe demaskimi i Demokracisë

-Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i paditur nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, është pritur me përqafime dhe qilima të kuq nga liderët evropianë.
-Gjermania, një nga mbështetësit themelues të GJNP-së, gjithashtu e ka bërë të qartë: ata nuk do ta arrestojnë Netanyahun nëse viziton vendin.
-GJNP ka ndjekur penalisht liderë nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Ballkani. Por kur vjen puna te liderët perëndimorë apo aleatët e tyre, drejtësia papritur bëhet “komplekse”.
-Standardet e dyfishta janë të qarta si drita e diellit. Izraeli mund të kryejë mizori pa pasoja, ndërsa të tjerët që rezistojnë shtypjen trajtohen si kriminelë.
-Pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA-ja reintegroi me shpejtësi ish-nazistët në qeverinë e Gjermanisë Perëndimore për të përballuar Bashkimin Sovjetik, pavarësisht se BRSS kishte luajtur rolin vendimtar në mposhtjen e Hitlerit.
-“Përtej bashkëpunimit të heshtur, Gjermania luajti një rol të drejtpërdrejtë në mbështetjen e regjimeve fashiste në mbarë botën—një përfshirje që vazhdon edhe sot”, shkruan Shirbegoviq.
-Mbështetja e palëkundur e Gjermanisë për Izraelin dhe Serbinë tregon për një bashkëfajësi të rrënjosur thellë në aleanca globale autoritare dhe raciste.
Avdi Bakiju /SHENJA/