Në sulmin e Izraelit ndaj një shtëpie në jug të Gazës vriten 10 palestinezë

Në sulmin e Izraelit ndaj një shtëpie në jug të Gazës vriten 10 palestinezë

Të paktën 10 palestinezë humbën jetën në sulmin e ushtrisë izraelite në qytetin Khan Younis në jug të Gazës, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në lagjen al-Manara, në lindje të Khan Younis.

Në sulmin izraelit humbën jetën 10 palestinezë ndërsa shumë të tjerë u plagosën.

– Duke prishur armëpushimin, ushtria izraelite rifilloi sulmet e dhunshme në Gaza

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të dhunshme mëngjesin e 18 marsit, pas armëpushimit që kishte hyrë në fuqi në Rripin e Gazës më 19 janar.

Që kur ushtria izraelite rifilloi sulmet, 1.163 palestinezë kryesisht të moshuar, gra dhe fëmijë, humbën jetën dhe 2.735 të tjerë u plagosën.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 50.523 dhe numri i të plagosurve në 114.776.

Izraeli i cili prishi armëpushimin njoftoi se do të vepronte me “forcë ushtarake në rritje” kundër Hamasit me arsyetimin se ka refuzuar propozimet e reja të tij për armëpushim.

Hamasi deklaroi se “Izraeli nuk i zbatoi premtimet e tij dhe duke mos përmbushur përgjegjësitë rifilloi gjenocidin kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës në prani të vendeve ndërmjetësuese të armëpushimit”.

Ka tërhequr vëmendje se Izraeli sulmet në Gaza i nisi nën hijen e hapave të diskutueshëm politikë, siç është shkarkimi i drejtorit të agjencisë vendase të inteligjencës Shin-Bet nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

MARKETING