(VIDEO) Mucunski: Anëtarësimi në NATO e bëri rajonin më të sigurt

Në ditën e përvjetorit të anëtarësimit të vendit në NATO, ministri i Jashtëm Timço Mucunski tha se, përgjigja e shpejtë e vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s për të të ndihmuar të lënduarit në zjarrin në Koçan, dëshmoi fuqinë e solidaritetit, që sipas tij, është karakteristika kryesore e aleancës. Duke folur për sfidat e shtetit në rrugën drejt NATO-s, ministri theksoi se, rrethanat nuk kanë qenë pengesë për plotësimin e qëllimeve, sepse janë mbështetur nga qytetarët dhe strukturat politike.
Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm
“Ne njohëm së bashku vlerat që na bashkojnë dhe rëndësinë e reformave që na kanë mundësuar të kontribuojmë në Aleancën më të fuqishme politiko-ushtarake. Anëtarësimi ynë në NATO ka sjellë optimizëm dhe ka implikime pozitive për rajonin. Në bashkëpunim me fqinjët tanë, bashkërisht kemi kontribuar në krijimin e një dinamike të re politike të bazuar në ndërveprimin e fqinjësisë së mirë, e cila synon ta shndërrojë rajonin në një sinonim të stabilitetit, zhvillimit dhe prosperitetit ekonomik”.
Ai më tej tha se, qeveria është e përkushtuar për zbardhje të plotë të rastit me zjarrin në Koçan.
Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm
“Nga ana jonë, si Qeveri, veçmë po i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për hetimin e plotë të rastit, përfshirë edhe sjelljen e të gjitha personave të përfshirë që kontribuan të ndodhë një tragjedi e këtillë, para organeve gjyqësore. Si qeveri, jemi të vendosur të luftojmë me vendosmëri me korrupsionin dhe të gjitha dukuritë devijuese, qëllimi i të cilëve është të përforcojmë besimin dhe të avancojmë funksionalitetin e sistemit në të cilin qytetarët do të kenë besim të plotë”.
Kujtojmë se, më 27 mars të vitit 2020 Maqedonia e Veriut u bë anëtare e 30-të e NATO-s. Anëtarësimit në këtë aleancë, i kishte paraprije ndryshimi i emrit të shtetit, për shkak të kontestit me Greqinë, e cila për vite me radhë kishte bllokuar integrimin atlantik të vendit.
Teuta Buçi /SHENJA/