(VIDEO) Vdekja e Vedatit nga Kumanova: Familjarët kërkojnë transparencë në hetim dhe zbardhjen e rastit

(VIDEO) Vdekja e Vedatit nga Kumanova: Familjarët kërkojnë transparencë në hetim dhe zbardhjen e rastit

Familjarët e të ndjerit, Vedat Ademi, i cili të hënën në rrethana të dyshimta ka ndërruar jetë në Spitalin e Kumanovës, kanë dalur sot me një letër publike, të cilët  urojnë që kjo dhimbje familjare të jetë si “fener” për përmirësimin e gjendjes në shoqëri.

LETËR PUBLIKE NGA FAMILJARËT E TË NDJERIT VEDAT ADEMI

“Duke qenë të vetëdishëm për humbjen dhe dhimbjen që kemi si familje shpresojmë që Vedati të jetë sakrifica e fundit i një sistemi të rrënuar dhe të bëhet fanari i cili do të ndriçoj mendjet dhe fuksionimin e një mentaliteti kolektiv në përgjegjësi, llogaridhënie dhe veprim për përmirësimin e mirëbesimit në instuticione dhe organe ligjvënëse”

Familjarët kërkojnë transparencë në hetim, të bindur në ndriçimin e rastit edhe pse siç thuhet në letrën publike, drejtësia nuk gëzon besueshmëri dhe se është e politizuar edhe ku është përzier politika aty nuk ka pasur drejtësi. Ata shtojnë se janë  të përkushtuar në ofrimin e bashkëpunimit me organet kompetente në ndriçimin dhe zgjidhjen e lëndës për Vedat Ademin.

Kujtojmë se 32 vjeçari Vedat Ademi nga Kumanova ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës më 17 mars. Ai paraprakisht kishte shkuar  për kontroll pasi është ankuar për probleme me stomakun, ndërsa mjekët i kanë dhënë ilaç ndaj të cilit ishte alergjik. Në lidhje me rastit ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka shkarkuar drejtorin e spitalit, Stefan Trajanovski.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING