(VIDEO) Turqia është gjithmonë e gatshme të ndihmojë popullin mik të RMV-së

(VIDEO) Turqia është gjithmonë e gatshme të ndihmojë popullin mik të RMV-së

Ambasadori i Republikës së Turqisë në RMV Fatih Ulusoy është nënshkruar në librin e ngushëllimeve të hapur në Ministrinë e Punëve të Jashtme për personat që humbën jetën gjatë zjarrit në Koçan. Ai më pas u takua me Sekretaren shtetërore të Ministrisë së jashtme Elena Kuzmanoska të cilës i shprehu ngushëllime.

Edhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, u ka dërguar letra ngushëlluese presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe kryeministrit Hristijan Mickoski për të vdekurit në tragjedinë e Koçanit.

REXHEP TAJIP ERDOGAN, PRESIDENT I TURQISË

Me pikëllim të thellë mora lajmin për personat që humbën jetën dhe u lënduan nga zjarri i ndodhur në qytetin e Koçanit, në Maqedoni të Veriut. I shpreh ngushëllimet e mia kryesisë së shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut vëllazërore dhe mike. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e të ndjerëve, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”.

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan i ka dërguar letër ngushëllimi Ministrit të Punëve të Jashtme të vendit Timço Mucunski.

Turqia ishte ndër vendet e para që dërgoi avionë për të transportuar të lënduarit që ishin në gjendje të rëndë. Më 16 mars, 6 pacientë u transportuan me avion ushtarak në Ankara, ndërsa 3 pacientë u transportuan në spitalin në Stamboll. Ministri turk i Shëndetësisë Kemal Memisoglu mirëpriti të lënduarit e transferuar në Turqi. “Duke u nisur nga parimi që njerëzit janë gjithmonë të parët, ne i shtrijmë dorën e ndihmës vendeve tona mike të Ballkanit”, tha ai.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING