Miteva: Tre nga 12 objekte me licencë të vlefshme nuk plotësonin kërkesat minimale teknike

Miteva: Tre nga 12 objekte me licencë të vlefshme nuk plotësonin kërkesat minimale teknike

Tri nga dymbëdhjetë objektet që ishin shpallur të kenë licencë aktive për punë nuk i plotësojnë kushtet elementare për punë, njoftoi në konferencën e sotme zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.

“Inspektimet e fundit kanë konfirmuar shkelje të rënda rregullatore. Që nga inspektimi i djeshëm i 12 objekteve aktive me licencë aktive, të vlefshme, tre prej tyre nuk plotësojnë kërkesat minimale teknike dhe megjithatë kishin licencë aktive për të kryer aktivitetin e tyre.

Dokumentacioni për nëntë të tjerat është duke u shqyrtuar. Kërkesa për heqjen e licencës dhe ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë do të dërgohet menjëherë në Ministrinë e Ekonomisë.

Janë mbi 10 ekipe në terren që kryejnë kontrolle dhe të gjithë do të kontrollohen në detaje. Dua t’ju informoj se kemi një plan edhe për ata që nuk kanë licencë të vlefshme, por kanë punuar në të kaluarën” njoftoi sot zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva.

Miteva tha se ajo që ndodhi në Koçan nuk është vetëm një tragjedi e izoluar. Është një simptomë e një sistemi të prishur të trashëguar nga korrupsioni i kahershëm.

MARKETING