Për dhjetë persona Gjykata e Koçanit ka sjell vendim për vazhdimin e paraburgimit prej 48 orë, për gjashtë të tjerë pritet vendim

Për dhjetë persona Gjykata e Koçanit ka sjell vendim për vazhdimin e paraburgimit prej 48 orë, për gjashtë të tjerë pritet vendim

 Gjykata Themelore në Koçan deri tani ka sjell vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh për dhjetë persona në rastin e zjarrit në diskotekën “Puls”, ndërsa për gjashtë të tjerë pritet të merret vendim.

Sipas informacioneve të MIA-s, për vazhdimin e paraburgimit të ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ende nuk është sjell vendim.

PPRMV informon se Prokuroria Themelore Publike- Koçan deri në gjykatën kompetente ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për 48 orë të tjera për 16 personat deri tani të përfshirë në procedurë të cilëve kjo masë u skadon gjatë ditës.

Ndaj dy personave të tjerë, me propozim të prokurorisë është caktuar masë e paraburgimit gjatë ditës së djeshme dhe kjo ende zgjat. Në total masa paraburgim afatshkurtër deri në këtë moment është kërkuar për 18 persona.

Një zjarrin në diskotekën “Puls” mëngjesin e së dielës humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 mbetën të lënduar.

MARKETING