Dy të lënduar në zjarrin në Koçan janë dërguar për mjekim në KBC në Zagreb, prefekti ofron akomodim falas për prindërit

Dy të lënduar në zjarrin në Koçan janë dërguar për mjekim në KBC në Zagreb, prefekti ofron akomodim falas për prindërit

Dy persona të lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan, mëngjesin e sotëm janë transferuar për mjekim në Klinikën e Traumatologjisë në Qendrën Spitalore Klinike “Sestre milosrdice” në Zagreb, ndërsa sot pritet transporti i dy pacientëve të tjerë.

Tihana Magdiq Turkoviq, shefe e Departamentit të Anesteziologjisë dhe Kujdesit Intenziv në Klinikën e Traumatologjisë, KBC, në një deklaratë për HRT, ka treguar se tek ata janë sjellë dy djem, njëri prej të cilëve është i mitur.

“Një person (16 vjeç) ka djegie të lehta rreth 10 për qind, nuk ka lëndime gjatë inhalimit dhe nuk kërkon trajtim intensiv. Personi tjetër (23 vjeç) ka djegie 10-15 për qind dhe ka lëndime gjatë inhalimit që kërkon masa intensive të trajtimit”, tha Magdiq Turkoviq.

Deri më tani, tek pacientët nuk janë konstatuar lëndime shtesë.

“Në rastin me djegieje më të lehta, pacienti do të jetë nën vëzhgim. Do të kërkojë trajtim kirurgjik. Lëndimi më i madh dhe më i rëndë kërkon masa intensive trajtimi, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një dëmtim nga inhalimi, që kërkon ventilim mekanik, pra përdorimin e një respiratori, terapi inhalimi dhe analgosedim”, tha mjekja.

Ajo shtoi se pacientët me djegie kanë nevojë për trajtim disamjujormuaj trajtim.

Qeveria kroate ka njoftuar se sot dhe nesër me helikopter të Armatës kroate do të transportohen edhe katër pacientë të tjerë, të cilët do të përkujdesen në objektet shëndetësore kroate.

Qyteti i Zagrebit ofron strehim për familjet e pacientëve që duhet të kalojnë muaj për trajtim dhe shërim në Zagreb.

“Si Qytet i Zagrebit, kemi kontaktuar me Ambasadën e Maqedonisë dhe u kemi ofruar familjeve të të lënduarve akomodim derisa ata janë në Zagreb, gjatë trajtimit të më të dashurve të tyre. Ne kemi rezervuar akomodimin nëse ata kanë nevojë, do të kontaktojmë nga ambasadat nëse e pranojnë. Ne donim të jepnim kontributin tonë të solidaritetit në tragjedinë që i ka ndodhur Maqedonisë”, deklaroi Tomisllav Tomasheviq, prefekt i Zagrebit.

Nga zjarri në Koçan humbën jetën 59 persona dhe 155 janë lënduar.

MARKETING