(VIDEO) Numri i të hospitalizuarve nga zjarri në Koçan, arrin mbi 170

Numri i personave të hospitalizuar nga zjarri në Koçan, kalon mbi 160-170, përfshirë edhe ato që janë mjekuar në spitalet private. Jashtë vendit deri tani janë dërguar 70 pacientë për trajtim. Kështu bëri me dije drejtori i Fondit Shëndetësor Sasho Klekovski. Ai poashtu njoftoi se disa pcientë do të dërgohen edhe në Itali, Holandë dhe Belgjikë. Ndërsa në ndërkohë, siç theksoi ai, mjekë nga Çekia dhe Izraeli, ndërsa sot do të vijnë edhe nga Britania, do ju ndihmojnë mjekëve vendas për përgatitjen e fazës së rehabiliteimit të të lënduarëve. Mediave u tha se nuk do të jepen detaje për pacientët.
Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor
“Mediat të mos presin të dhëna të pacientëve, sepse ato nuk do të publikohen, sepse janë të dhëna personale. Do ju lutesha mediave që mos presin një gjë të tillë sepse ndoshta ka pritshmëri të këtilla, se cili pacient në çfarë gjendje është. Edhe spitalet e huaja insistojnë që komunikimi të bëhet vetëm përmes Ministrisë së Shnëdetësisë”.
Ndërkaq, drejtori i spitalit“ 8 shtatori” Sinisha Stojanoski tregoi për gjendjen e pacientëve të shtruar në këtë spital dhe lëndimet që ata kanë.
Sinisha Stojanoski, drejtor i spitalit “ 8 shtatori”
“Lëndimet e pacientëve që janë tek ne janë me djegie edhe atë djegie të shkallës së dytë dhe te disa të shkallës së tretë, varësisht asaj se ku kanë qenë të ekspozuar gjatë zjarrit, më së shumti në kokë dhe duar sepse supozoj se kulmi ka qenë i pari që është djegur dhe kanë tentuar të mbrohen me duar. Pjesa e dytë e lëndimeve që e bënë serioze pasqyrën klinike janë thithja e tymit, pjesa e tretë kanë lëndime traumatike dhe fraktura”.
Gjendja e pacientëve shtoi ai është stabile por përshkak se bëhet fjalë për lëndiem specifike, gjendja e këtyre pacientëve ndryshon ndërron nga çasti në çast. Që nga fillimi ai tha se ky spital ka mjekur 32 pacientë, prej të cilëve 13 tashmë janë dërguar jashtë vendit.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/