(VIDEO) Andovski: Gjendja e të lënduarve është relativisht stabile

(VIDEO) Andovski: Gjendja e të lënduarve është relativisht stabile

Zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski ka njoftuar se gjendja e të lënduarve nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan është relativisht stabile por se nuk mund të dihet se si do të jetë situata në të ardhmen. Ai tha se gjithsej 89 pacientë janë duke u trajtuar në vend.

JOVICA ANDOVSKI, ZËVENDËSMINISTËR I SHËNDETËSISË

Në Kirurgjinë Plastike aktualisht janë 17 pacientë, në Toksikologji 13, në Kirurgji Torakale 4, në Traumatologji 2, në Kirurgjinë Pediatrike 4, në KARIL 14, në Spitalin e Qytetit 12, në spitalin 8 Shtatori 18, në Shtip 3 dhe në Pulmologji 2. Ose gjithsej 89 pacientë janë duke u trajtuar në vend”.

Drejtori i Klinikës së Toksikologjisë Andon Çibishev tha se në Klinikën e Toksikologjisë fillimisht janë pranuar 18 pacientë dhe se për shkak të përkeqësimit, 4 janë transferuar në Klinikën e Anesteziologjisë e Renimacionit, ndërsa tre prej tyre do të transportohen jashtë vendit.

ANDON ÇIBISHIEV, DREJTOR I KLINIKËS SË TOKSIKOLOGJISË

Nga 13 që kanë mbetur në Toksikologji, 4 janë në gjendje jostabile, nuk jemi të kënaqur. Sepse përveç djegieve të rrugëve të sipërme respiratore, kemi të bëjmë edhe me helmim akut të rëndë me gazra të dëmshëm, sidomos me monoksid karboni. Presim që të ketë komplikime në ditët në vijim, por të gjithë jemi të lëvizshëm, ekipet e klinikës janë përforcuar dhe mendoj se gjithçka do të jetë mirë.

Drejtori i Kirurgjisë Digjestive, Ognen Kostovski, tha se për momentin nuk do të ketë dalje të pacientëve, dhe se edhe ata me lëndime të lehta janë ndaluar për vëzhgim sepse edhe pas 72 orësh, komplikimet ishin të mundshme.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Andonovski tha se gjithsej 76 pacientë janë dërguar për trajtim jashtë vendit dhe se të fundit janë transferuar mbrëmë në Kroaci, Slloveni dhe Vienë nga 2 pacientë dhe 3 pacientë në Athinë. Ai theksoi se janë planifikuar më shumë transferime jashtë vendit si në Poloni, Suedi, Holandë, Itali, Kroaci, Norvegji dhe Slloveni. Ai gjithashtu njoftoi se nga 6 pacientët e dërguar në Ankara, pesë prej të cilëve fillimisht ishin intubuar, gjendja e tyre shëndetësore tani është përmirësuar.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING