(VIDEO) Radev: Bullgaria e gatshme të pranojë edhe pacientë të tjerë

(VIDEO) Radev: Bullgaria e gatshme të pranojë edhe pacientë të tjerë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, duke shprehur ngushëllime për të afërmit e viktimave në Koçan, është nënshkruar në librin e ngushëllimeve në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Radev për televizionin bullgarë BGNES, ka thënë se Bullgaria mund të pranojnë më shumë pacientë nëse Shkupi ka nevojë për ndihmë mjekësore.

RUMEN RADEV,PRESIDENT I BULLGARISË

“Bullgaria është e gatshme dhe do të vazhdojë të ndihmojë për çfarëdo që të jetë e nevojshme. Momentalisht presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për pranimin e 10 të lënduarve të tjera të tragjedisë. Avioni transportues ushtarak Spartan dhe ekipet mjekësore janë në gatishmëri, andaj do të ofrojmë ndihmë”.

Kjo tragjedi tregon se njerëzit në të dy anët e kufirit mund dhe duhet të mbështeten tek njëri-tjetri, por jo vetëm në ditë si kjo e sotmja, por për hir të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane, tha Presidenti bullgar.

Aktualisht në spitalet bullgare ndodhen të shtruar 14 persona të lënduar, të cilët janë transportuar me avion transportues ushtarak spartan dhe autoambulanca të Mjekësisë Emergjente të Sofjes.

Ndryshe, sot në Bullgari është ditë zie kombëtare, në kujtim të të vdekurve nga zjarri në diskotekën Puls në Koçan, ku 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 u lënduan.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING