(VIDEO) Nis aplikimi për projektin “Shkolla Rinore Ballkanike”

Shoqata Kulturore “Vizioni M”, e organizon “Shkollën Rinore Ballkanike”. Ky është një projekt që synon të trajnojë dhe të vetëdijsojë të rinj të talentuar për të kontribuar në zhvillimin intelektual dhe shpirtëror që këto aftësi në të ardhmen t’ju shërbejnë në orientimet e tyre profesionale si dhe në karrierën e punës së tyre.
Projekti realizohet nga “Presidenca e Diasporës Turke dhe Komuniteteve Mike të Republikës së Turqisë (YTB)” në bashkëpunim me shoqata rajonale.
Gjithashtu, në projektin “Shkolla Rinore Ballkanike” bashkëorganizator është edhe Shoqata Kulturore “Vizioni M”, e cila për këtë vit do të zbatojë projektin me emrin “ANTI-DHUNA!”, ku përgjatë disa muajve do të organizohen ligjërata, seanca debative, seminare, punëtori, tribuna dhe kampanja ndërgjegjësuese.
Të drejtë aplikimi kanë kandidatë të moshës 16-25 vjeçare nga gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut. Projekti fillon më 12 prill”. “Mos e humb këtë mundësi unike për të mësuar, debatuar dhe zhvilluar veten”, është thirrja që ju bëhet të rinjve. /SHENJA/