OKH Merhamet shpreh ngushëllime për tragjedinë në Koçan

OKH Merhamet shpreh ngushëllime të thella për tragjedinë e rëndë që ka goditur qytetin e Koçanit, ku 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë u plagosën.
Ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve.
Solidarizohemi me të gjithë ata që po përballin këto çaste të vështira dhe qëndrojmë pranë komunitetit të prekur nga kjo fatkeqësi e madhe.
Anëtarët e OKH Merhamet urojnë që të lënduarit të shërohen shpejt dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të paparë.