Filloi rikonstruksioni i rrugës lokale Draçevë-Motel Kitka, segmenti fshati Uji i Kuq “Kitka” në Komunën e Studeniçanit

Në Komunën e Studeniçanit filloi rikonstruksioni i rrugës lokale Draçevë-Motel Kitka, segmenti fshati Uji i Kuq “Kitka”.
Rikonstruksioni është projekt nga thirrja e parë publike e Qeverisë me vlerë prej 63,5 milionë denarë, prej të cilave 59,2 milionë denarë janë siguruar përmes Ministrisë së Transportit, ndërsa 4,3 denarë me bashkëfinancim të Komunës. Gjatësia e përgjithshme e kësaj rruge lokale në fshatin Studeniçan është 840 metra.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se derisa të gjithë punojnë për të mirën e qytearëve, do të ketë projekte, të cilat do të thonë jetë më cilësore për qytetarët.
“Dhe përderisa gjithë kjo funksionon kështu siç funksionon, do të ketë projekte – do të ketë projekte që nënkuptojnë një jetë më cilësore për qytetarët, një jetë më të rehatshme, një jetë më të mirë. Ne nuk kemi ndërmend të harrojmë asnjë vend në të gjithë territorin e Maqedonisë, do të investojmë kudo. Këtë po e bëjmë tashmë nëntë muaj, duke treguar një mënyrë ndryshe të funksionimit të Qeverisë. Njëri nga folësit e mëparshëm tha se më parë investohej vetëm në komunat ku kryetarët nuk ishin nga opozita, zgjidhej sipas partisë politike. Ne nuk kemi ndërmend të funksionojmë ashtu, investojmë kudo dhe do të vazhdojmë të sillemi kështu edhe në të ardhmen. Do të tregojmë një karakter ndryshe, një sjellje ndryshe, sepse qytetari – maqedonasi, shqiptari, turku, serbi, romi, boshnjaku dhe të gjithë të tjerët, vllahu – është në qendër të vëmendjes sonë, dhe të gjithë së bashku do të punojmë për një të ardhme më të mirë për ta”, tha Mickoski.