Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
LAMM raporton për ndryshim të përkohshëm të trafikut në autostradën A1, aksi Gradsko – Drenovë, i cili do të zgjasë prej 17 mars deri më 4 prill të vitit 2025, për shkak të vendosjes së zgjerimit të gardhit tampon elastik në viadukte dhe ura, komunikacioni do të jetë i devijuar dhe rregulluar në pjesë të caktuara të këtij aksi.