Protesta në New York për lirimin e aktivistit pro-palestinez/ Policia arreston 98 protestues

Protesta në New York për lirimin e aktivistit pro-palestinez/ Policia arreston 98 protestues

Një grup protestuesish nga Jewish Voice for Peace pushtuan hyrjen e Trump Tower në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e aktivistit pro-palestinez, Mahmoud Khalil, i cili u arrestua nga zyrtarët e imigracionit.

Protestuesit, të cilët mbanin pankarta dhe ishin veshur me t-shirts të kuqe me mbishkrimin “Hebrenjtë thonë ndaloni armatosjen e Izraelit”, thirrën në kor parullën “Kthejeni Mahmoudin tani!”

Protesta ishte kundër ndalimit të Khalilit, i cili kishte udhëhequr protestat në Universitetin Columbia në vitin 2024 kundër luftës së Izraelit në Gaza.

Policia lokale njoftoi se 98 protestues u arrestuan për akuza të ndryshme, duke përfshirë hyrje pa leje, pengim të autoriteteve dhe kundërshtim të arrestimit.

 

MARKETING