Mickoski për marrëdhëniet me Bullgarinë: Të presim, për të vallëzuar “tango” duhen dy persona

Mickoski për marrëdhëniet me Bullgarinë: Të presim, për të vallëzuar “tango” duhen dy persona

“Duhen dy persona për të vallëzuar tango”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe vendimin e qeverisë bullgare për ndërprerjen e lidhjes hekurudhore me Maqedoninë e Veriut.

Mickoski theksoi se duhet të pritet, sepse ende nuk dihet nëse do të ketë marrëveshje apo jo.

“Detyra jonë është të punojmë. Tani a do të ketë një marrëveshje – duhen dy persona për tango. Duhet të shohim se si funksionojnë nga ana tjetër”, tha kryeministri.

Lidhur me korridorin 8 dhe sjelljen e palës bullgare, ai tha se VMRO-ja ka kohë që e ka komunikuar në opinion dhe se tani edhe konstatimet e gazetarëve dhe mediave janë se paratë do të shpenzohen kot.

“Edhe konkluzionet tuaja janë në vijën e asaj se paratë do të shpenzohen kot, por kur e thamë ne këtë, “shiko çfarë po bëjnë këta të vmro-s”. Pra, çfarë të bëjmë tani?”, pyeti Mickoski.

Në pyetjen se çfarë do të ndodh me paratë e ndara për hekurudhën, ai tha se duhet të presim dhe të mos ketë nxitim.

“Ne e dimë saktësisht se çfarë po bëjmë, nuk do të bëjmë asnjë milimetër në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe të shtetit, të jeni të sigurt për këtë”, tha Mickoski.

MARKETING