(VIDEO) Taravari: Nuk do të nënshkruhet marrëveshje me “Gjoka Construction”

(VIDEO) Taravari: Nuk do të nënshkruhet marrëveshje me “Gjoka Construction”

Tenderin me shumë gjasa do ta anulojë sepse shoh që ka spekulime të ndryshme”, deklaroi ministri i shëndetësisë Arben Taravari lidhur me projektin për ndërtimin e parkingjeve me kate në Qendrën Klinike në Shkup që I ishte ndarë kompanisë “Gjoka Construction”.  Ai theksoi se momentalisht do ta ndalojnë këtë proces dhe do ta shohin se si do veprojnë më tutje. Taravari sqaroi se po shqyrtojnë dy zgjidhje.

MARKETING

ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Sot e thirra drejtorin e Parkingjeve të Qytetit, për t’i ofruar atij për ta menaxhuar parkingun në Qendrën Klinike dhe për të ndërtuar garazhe në kate, në fillim na thanë se do të vijë dhe pas 15-20 minutave na thanë se është në udhëtim zyrtar, kjo është shenjë se dikush nuk e lejon që të vijë. Opsioni i dytë që e mendojmë për parkingjet është që shërbimet e përgjithshme në Qendrën Klinike ta menaxhojnë parkingun, por për 2-3 vjet edhe të ndërtojnë garazhe në kate”.

Javën e kaluar ministri Taravari tha se operatori privat nga Shqipëria, Gjoka Construction, ishte e vetmja kompani që iu përgjigj thirrjes për një partneritet publiko-privat. Nëse e fitonin kontratën do të duhej të investonte në garazhe në kate, por çmimi i parkingut do të ishte 50 denarë për orë, në vend të 30 sa është tani, ndërsa në këmbim do t’i transferojë shtetit vetëm 1 % nga të hyrat vjetore.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING