Liverpool, Slot: PSG ekip i kompletuar, e vështirë ndaj tyre

Liverpool fitoi 1-0 ndaj PSG, në ndeshjen e parë të Champions. Trajneri i The Reds, Arne Slot, vlerësoi në maksimum parisienët, në konferencën për shtyp, në prag të sfidës së kthimit.
“Janë ekip i kompletuar. Të mërkurën e kaluar disa njerëz thanë se kemi luajtur zbehtë, por kemi luajtur shumë mirë.
Por mund të paraqitemi edhe më mirë. Jemi ekip më i mirë se që u shfaqëm javën e kaluar dhe këtë duhet ta shfaqim në fushë”, ka thënë Slot.