Besa surprizon Shkupin, Shkëndija fiton Pelisterin

Ndeshje interesante ka sjellur xhiroja e 23-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Shkupi është surprizuar në Çair, duke u mundur nga Besa e Dobërdollit me rezultat 3:2. Shefiti shfrytëzoi një gabim të portierit të Shkupit dhe zhbllokoi shifrat për 1:0, teksa një autogol i Lazarovit i dha epërsinë Besës në 2:0. Asani nga penalltia shënoi për Shkupin, teksa Stojanovski realizoi një supergol nga gjysma e fushës për rezultat 3:1. Deri në fund, Shkupi gjeti edhe një gol tjetër, ku përmes Avornijos arritën ti ngushtojnë shifrat në 3:2. Shkëndija e Tetovës ka bërë detyrën kundër Pelisterit, duke fituar me një gol të Besart Ibraimit. Struga Trim Lum me golin e vetëm të Maleskit triumfoi ndaj Voskës, teksa dueli Gostivari – Brera u mbyll me barazim 2:2. Xhiroja e 23-të në elitë mbyllet nesër me ndeshjen Rabotniçki – Tikveshi që në program është nga ora 14:00.