VLEN: BDI e di që shqiptarët nuk i besojnë më!

BDI e di që shqiptarët nuk i besojnë më! Ata ndjejnë fundin e tyre dhe po përpiqen të mbjellin frikë e tensione për të shpëtuar lëkurat e veta. Të gjithë e dinë: BDI është sinonim i mashtrimeve dhe lajmeve të rreme. Kështu thuhet në reagimin e VLEN-it, ndaj komuniatës së BDI-së, ku ata kërkojnë ndërhyrjen e NATO-s për shkak të degradimit të shqiptarëve në ushtri.
“Por shqiptarët nuk mashtrohen më! BDI duhet të përgjigjet në pyetjen: Çfarë mendon NATO për bojkotin e zgjedhjeve dhe destabilizimin politik? Pse BDI nuk e thotë të vërtetën? Sepse e dinë që rruga e krizës nuk i shërben shqiptarëve, por vetëm atyre që po luftojnë për t’u kthyer me çdo kusht në pushtet!
Asnjë mashtrim nuk e fsheh dot realitetin! Shqiptarët kanë vendosur: BDI shkon në histori! Nuk do të lejojnë një grusht të dëshpëruarish të mbajnë peng të ardhmen e tyre!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.