(VIDEO) Presidentja gradon gjashtë ushtarë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova gradon dhe ngrit në detyrë gjashtë ushtarak, prej tyre dy shqiptarë. Përmes një komunikate për mediat nga kabineti i presidentes bëjnë me dije se në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen, presidentja Siljanovska ka nënshkruar dekrete për emërimin e oficerëve në pozitat formuese të dedikuara për gjeneralë.
Në mesin e gjeneralëve të graduar janë Besnik Emini dhe Lulzim Nuredini.
KABINETI I PRESIDENTES
“Gjeneral brigade Besnik Emini, komandant i deritanishëm i Komandës Operative në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, është emëruar Këshilltar Shtetëror për Politikë dhe Planifikim në Drejtorinë për Politikë dhe Planifikim, Menaxhimin e Krizave dhe Bashkëpunim Civil-Ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes. Komandant i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës është emëruar kolonel Lulzim Nuredini dhe me dekret presidencial është ngritur në gradën Gjeneral Brigade”.
Komandanti i Komandës Operative në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë është emëruar gjeneral brigade Mirçe Gjorgoski, shef aktual i Shtabit në Komandën Operative.
Drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë është emëruar gjeneral brigade Orce Jordev, këshilltari i mëparshëm i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për stërvitje, ushtrime dhe mësime.
Gjeneral brigade Simeon Trajkovski, drejtor i deritanishëm i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, është emëruar këshilltar i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës për stërvitje, ushtrime dhe mësime.
Koloneli Vasko Kokolanski është liruar nga detyra e komandantit të Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës dhe do të emërohet në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë.
Emine Ismaili /SHENJA/