Miteva: BPV për vitin 2024 ishte 2.8%

Miteva: BPV për vitin 2024 ishte 2.8%

Që nga dita e parë, Qeveria jonë ka qenë e përkushtuar në ndërtimin e një ekonomie të fortë, të qëndrueshme dhe të begatë, një ekonomi që jep rezultate reale për qytetarët dhe bizneset tona. Pas vitesh stagnimi, pasigurie dhe mundësish të humbura, ne kemi vendosur një kurs të ri, një kurs rritjeje, investimesh dhe zgjerimi ekonomik, tha zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva në konferencën e sotme për media.

“Bruto Prodhimi Vendor (BPV) i Maqedonisë u rrit me 3.2% në tremujorin e fundit të 2024, duke e çuar rritjen totale të BPV-së për vitin e plotë në 2.8%. Këto shifra pasqyrojnë performancë të qëndrueshme ekonomike, të nxitur nga politikat strategjike, përmirësimi i kushteve të biznesit dhe vazhdimi i investimeve në sektorë kyç.
Do të doja të nënvizoja faktorët kryesorë që janë përgjegjës për rritjen tonë të BPV-së.

Bëhet fjalë për rritje në sektorin e ndërtimit, një rritje e konsiderueshme prej (13.2%) në këtë sektor konfirmon rritjen e investimeve dhe aktivitetit në projekte infrastrukturore. Më shumë investime publike dhe private po kontribuojnë në rritjen e aktivitetit në sektorin e ndërtimit, i cili është kthyer në industrinë kryesore për rritjen e BPV-së”, thonë Miteva.

MARKETING