“Luftë” për influencë brenda skuadrës, lojtarët e Juventusit janë ndarë në tre grupe

“Luftë” për influencë brenda skuadrës, lojtarët e Juventusit janë ndarë në tre grupe

Janë të paktën tri grupe të vogla të përshkruara nga mediat italiane te Juventusi, por fragmentimi do të ishte edhe më i theksuar nëse do të kishte më shumë nacionalitetet. Grupi i parë është ai italian që po merr formë, duke përshpejtuar edhe procesin e maturimit të nevojshëm për marrjen e përgjegjësive.

 

Dhe fakti që po funksionon mund të perceptohet nga mënyra sesi disa lojtarë të rëndësishëm, mbi të gjitha Vlahoviç, janë bashkuar për të krijuar një front të përbashkët në vështirësi bashkë me Gati, Lokateli, Di Gregorio, Perin dhe italianët e tjerë. Më pas është një “koloni” e vogël franceze, e cila ka marrë formë natyrshëm dhe mirëpret gjithashtu Ueah dhe disa të tjerë, që absolutisht nuk është në kundërshtim me bërthamën italiane, por ndoshta i kalon orët e bashkëjetesës në zonat e përbashkëta ndryshe.

Në fund, sipas moshës, të rinjtë krijojnë një tjetër grup dhe e kalojnë kohën më shë shumti mes tyre, shumë prej të cilëve kanë qenë së bashku që nga sezonet e mëparshme në Next Gen. Të ardhurit, si Kopmeiners apo Niko Gonzalez, janë ende në kërkim të një grupi

MARKETING