Policia pa mëshirë, për një muaj ka shqiptuar 23.844 gjoba!

Gjatë muajit shkurt policia ka shqiptuar 23. 844 sanksione për shkelje të rregullave të trafikut. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë kontrolleve të shtuara në rrugët e vendit gjatë muajit të kaluar janë sanksionuar 2 059 persona të cilët drejtonin automjetin pa patentë shoferi, 617 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 7473 drejtues mjetesh kanë marrë kundërvajtje për tejkalimin e shpejtësisë. Ata theksuan se kanë hasur edhe parregullsi të tjera, si mospërdorimi i rripit të sigurimit, përdorimi celularit dhe parkim jo i rregullt.
“1 508 urdhërpagesa kanë të bëjnë me mospërdorim të rripit të sigurimit, 766 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe janë sanksionuar 475 këmbësorë. Numri më i madh i kallëzimeve për kundërvajtje janë për parkim jo të rregullt – 5 746 kundërvajtje”, thuhet në komunikatën e MPB-së. /SHENJA/