(VIDEO) Fshehën tatimin, 10 kompani dëmtuan buxhetin për 4 miliardë denarë

(VIDEO) Fshehën tatimin, 10 kompani dëmtuan buxhetin për 4 miliardë denarë

Dhjetë kompani vendore e kanë dëmtuar shtetin me mashtrime fiktive dhe kanë marrë shuma të mëdha të kthimit të TVSH-së nga buxheti në vlerë të përgjithshme prej 4 miliardë denarë, njoftoi drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave publike, Elena Petrova.

ELENA PETROVA, DREJTORESHË E DREJTORISË SË TË ARDHURAVE PUBLIKE

“Drejtoria e të Ardhurave Publike ka përfunduar hetimin për kompanitë që kanë dëmtuar shtetin me mashtrim fiktive dhe kanë marrë shuma të mëdha si kthim i TVSH-së nga buxheti dhe i gjithë dokumentacioni u është dorëzuar organeve hetimore, Prokurorisë Publike dhe Policisë Financiare. Pra janë të përfshira 10 kompani, ndërsa shuma e tatimit të papaguar është 4 miliardë denarë”.

Kujtojmë se kompanitë për të cilat u njoftua se kishin dëmtuar shtetin me mashtrime fiktive dhe kishin marrë shuma të mëdha si kthim i TVSH-së nga buxheti, u gjendën si debitorë për pothuajse të njëjtën shumë në një nga listat e tatimeve të publikuara nga Drejtoria e të Ardhurave Publike vitin e kaluar.

Duke iu referuar këtij rasti Petrova tha se puna e tyre ka përfunduar, ndërkaq tani autoritetet hetuese duhet ta bëjnë punën e tyre.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING