Cristiano Ronaldo pronar i Valencias? Mediet spanjolle: Palët kanë nisur bisedimet

Cristiano Ronaldo pronar i Valencias? Mediet spanjolle: Palët kanë nisur bisedimet

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në futbollin spanjoll, por këtë herë në një rol krejtësisht të ri – si pronar i Valencias.

Sipas medieve spanjolle, të konfirmuara edhe nga Foot Mercato, Ronaldo po bisedon me Peter Lim, pronari aktual i Valencias, për blerjen e shumicës së aksioneve të klubit.

Megjithatë ende nuk ka një reagim nga plaët, por ajo cfarë e bën këtë bashkëpunim më të besueshëm, është edhe fakti se Ronaldo dhe Lim gëzojnë miqësi me njëri tjetrin prej shumë vitesh. Madje, Lim zoteron të drejtat e imazhit të Ronaldos, I cili aktualisht luan në Arabin Saudite për Al Nassr.
Blerja e Valencias shihet një hap strategjik, për kthimin e tij në atdhe. Një pjesë e madhe e kostove pritet të mbyllen nga fitimet nga familja mbretërore, ku u transferua në janar të 2023-shit.

Blerja e klubit të Valencias do të ishte një kthesë e madhe në karrierën e Ronaldos, që me gjasë do të zbatohet kur 40-vjeçari të mbyllë rrugëtimin e tij si lojtar.

Një ndryshim i tillë do të ishte me rëndësi edhe për klubin, nëse do të drejtohej nga ikona e futbollit botëror. Nën drejtimin e Lim, Valenciaka fituar 6 tituj kampionati, 8 kupa dhe 2 finale të Ligës së Kampionëve në 2000 dhe 2001.

Megjithatë, nën menaxhimin e Lim, klubi ka pësuar kritika të ashpra nga tifozët për shkak të rezultateve të dobëta, ndryshimeve të shpeshta të trajnerëve dhe politikave të dyshimta të transferimeve.

MARKETING